Hamdi Yıldız
09 Mars 2022•Përditësim: 09 Mars 2022
Arabia Saudite dhe Egjipti deklaruan se çështja e programit bërthamor të Iranit duhet të trajtohet në mënyrë më efektive, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas vizitës së presidentit egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, në Arabinë Saudite dhe takimit të tij me Mbretin Salman, të dy vendet lëshuan një deklaratë të përbashkët në lidhje me çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Në deklaratë u theksua rëndësia e arritjes së një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse të konfliktit izraelito-palestinez bazuar në zgjidhjen me dy shtete.
Në deklaratë thuhet se është e papranueshme që rebelët Houthi në Jemen të kërcënojnë transportin detar në Detin e Kuq dhe u theksua rëndësia e gjetjes së zgjidhjeve politike në Jemen, Siri dhe në Libi.
Të dy palët dëshirojnë të krijonin një qeveri që do t'i jepte fund terrorizmit në Irak dhe do t'i jepte fund ndërhyrjes së huaj në punët e brendshme.
Në deklaratën, e cila përfshinte Sudanin dhe Libanin, palëve iu kujtua rëndësia e dialogut në Khartoum dhe rëndësia e bërjes së reformave të nevojshme për tejkalimin e krizës në Bejrut.
Në deklaratë, Egjipti kujton se sulmet në territorin e Arabisë Saudite janë të papranueshme dhe se siguria e Arabisë Saudite dhe e Gjirit konsiderohet si pjesë e sigurisë së Egjiptit.
Theksohet se të dy vendet nuk duhet të lejojnë që të krijohet një strehë për terrorizmin në Afganistan dhe se duhet të mbështetet ndihma humanitare në vend.
Gjithashtu theksohet rëndësia e trajtimit serioz dhe efektiv me të gjitha reflektimet e çështjes së armëve bërthamore dhe balistike të Iranit, në një mënyrë që të sjellë stabilitet dhe siguri në rajon dhe strukturën ndërkombëtare.
Në deklaratën që tërhiqte vëmendjen për rrezikun e qëndrimeve dhe sjelljeve agresive të Iranit ndaj vendeve të rajonit, theksohet rreziku i posedimit të armëve bërthamore të administratës së Teheranit, si dhe u kujtua se pjesëmarrja e vendeve të rajonit duhet të sigurohet në marrëveshjen ndërkombëtare që do të bëhet për këtë çështje.
Më tej theksohet se të dy vendet janë të gatshme të forcojnë marrëdhëniet mes tyre dhe veçanërisht bashkëpunimin në fushën ushtarake.
Bëhet e ditur se dy vendet ranë dakord për forcimin e partneritetit në fushën ekonomike dhe investuese dhe ishin të vendosura për ta çuar atë në horizonte më të gjera.
Presidenti egjiptian, Abdel Fattah es-Sisi, dje u takua me Mbretin saudit, Salman bin Abdulaziz dhe Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite.