Murat Temizer
16 tetor 2015•Përditësim: 16 tetor 2015
TEHERAN (AA) - Ministri rus i Energjisë, Aleksander Novak së bashku me delegacionin e tij ekonomik më 21 tetor të këtij viti do të zhvillojë vizitë dy-ditore në Teheran, ku së bashku me zyrtarët iranian do të diskutojnë mbi zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e naftës, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri rus do të takohet me ministrin iranian të naftës Bijad Nandar Zangeneh dhe zyrtarët e tjerë të vendit.
Siç transmeton agjencia iraniane e lajmeve IRNA, ambasadori iranian në Moskë, Mehdi Sanai, tha se Irani dhe Rusia dëshirojnë të rrisin tregtinë dypalëshe nga 2 miliardë që është tani, në 10 miliardë dollarë në vit.
Sipas Sanait, vizita e ministrit Novak shënon një hap të madh në progresin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre vendeve.
Të mërkurën, Këshilli iranian i Mbrojtjes së Kushtetutës miratoi marrëveshjen e përhershme bërthamore të cilën ky vend e kishte nënshkruar më 14 korrik me grupin P5+1. Marrëveshja parashikon heqjen e sanksioneve ndaj Iranit dhe rritjen e tregtisë së jashtme dhe investimeve në këtë vend.