Furkan Naci Top
09 Janar 2018•Përditësim: 09 Janar 2018
ATHINË (AA) - Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i cili qëndron për vizitë në Greqi, në lidhje me zgjidhjen çështjes së emrit me Greqinë, tha se "Gjendemi në një vit historik sa i përket bashkëpunimit mes dy shteteve. Veçanërisht në 6 muajt e ardhshëm, është e rëndësishme të arrijmë një pikë kthese", raporton Anadolu Agency (AA).
Osmani pas takimit të tij me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, dha deklaratë për gazetarët.
Ai duke theksuar se Qeveria e Maqedonisë ka për qëllim që të zgjidhë çështjet të ndjeshme politike, tha se "Jemi në përpjekje për të krijuar një atmosferë pozitive me Greqinë për të zgjidhur çështjen e emrit. Çështja evropiane është pika e rëndësishme e kësaj".
"Gjendemi në një vit historik sa i përket bashkëpunimit mes dy shteteve. Veçanërisht në 6 muajt e ardhshëm, është e rëndësishme të arrijmë një pikë kthese", është shprehur Osmani, duke theksuar se viti 2018 është i rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në lidhje me pyetjen nëse në negociata është diskutuar çështja për propozim të emrit "Republika Maqedonia e Re", Osmani tha se "Nuk do të jetë e dobishme për negociatat që të komentoj rreth kësaj çështjeje. Shprehjet e ndryshme që i keni dëgjuar nëpër lajme janë vetëm spekulime".
Zëvendëskryeministri Osmani më tej duke thekuar se në muajin shkurt do të publikohet një raport i zgjerimit në lidhje me pjesëmarrje në BE, tha se "Viti 2018 është viti i mundësisë së artë për integrimin në BE. Duhet ta përshpejtojmë procesin në ditët në vijim".
Osmani theksoi se pritet që Përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë, Matthew Nimitz në fund të muajit janar ta vizitojë Maqedoninë, dhe presin që të japë një propozim të qartë rreth emrit.