Amina Zorniç
30 Dhjetor 2015•Përditësim: 30 Dhjetor 2015
MOSKË (AA) - Një person u vra dhe 11 të tjerë u plagosën kur një person i armatosur hapi zjarr mbi një grup njerëzish që po vizitonin kalanë historike Naryn-Kala në Kaukazin Verior në republikën ruse të Dagestanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet fjalë për kalanë e cila është në mbrojtje të UNESCO-s nga viti 2003 i vendosur në Derbent, që konsiderohet qyteti më i vjetër i Rusisë.
"Nga të shtënat u plagosën 12 persona, pas së cilës një person iu nënshtrua plagëve", tha për agjencinë e lajmeve RIA Novosti, zyrtari rus i sigurisë në kushte anonimiteti, transmeton britanikja "The Guardian". Sipas tij, pesë persona janë në gjendje kritike.