Hasan Tosun
26 Qershor 2016•Përditësim: 27 Qershor 2016
VJENË (AA) – Uji i ftohtë i lumit Danub dhe freskia e këndshme që ofrojnë parqet edhe këtë fundjavë kanë tërhequr mijëra turistë dhe banorë të kryeqytetit austriak të Vjenës, e cila është prekur nga një valë e të nxehtit, raporton Anadolu Agency (AA).
Temperaturat e larta deri në 40 gradë ka detyruar banorët e Vjenës dhe mijëra turistë që freskinë ta kërkojnë në parqe, shatërvanët dhe në brigjet e lumit Danub.
Paralelisht me këtë, vizitorë të shumtë ka shënuar edhe pishina për sërfim e cila ndodhet në qendër të Vjenës.
Vështirë të përcaktohet se çfarë vizitorësh tërheq kjo pishinë më shumë, sërfistët profesionistë apo ata fillestarë të cilët përpiqen të mësojnë sërfimin që një ditë të provojnë aftësitë e tyre në dallgët reale.