Şenhan Bolelli
26 Qershor 2016•Përditësim: 27 Qershor 2016
MADRID (AA) - Në Spanjë sot mbahen zgjedhjet e përgjithshme për herë të 12-të pas pranimit të kushtetutës së re në vitin 1978 menjëherë pas vdekjes së diktatorit Franco, raporton Anadolu Agency (AA).
Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare u mbajtën më 20 dhjetor të vitit të kaluar, por asnjë parti nuk mundi të formojë qeverinë e vetme. Ndërsa më 26 qershor u vendos që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme është hera e parë në historinë e Spanjës. Destabiliteti politik, kriza ekonomike, papunësia dhe tentativat për pavarësinë e Katalonjës, janë disa nga problemet që kërkojnë zgjidhje pas këtyre zgjedhjeve.
Në zgjedhjet e 20 dhjetorit hegjemonia e dy partive kryesore, asaj të Partisë Popullore (PP) me pikëpamje të djathta dhe Partisë Punëtore Socialiste (PSOE), në vend e cila zgjati prej 40 vitesh mori fund.
Kështu numri i partive në garën për pushtet shkoi në 4 duke iu shtuar edhe dy parti me pikëpamje radikale, Podemos dhe liberalët, Ciudadanos.
Partia PP e cila doli e para në zgjedhjet e 20 dhjetorit ka pritshmëri të larta përsa i përket zgjedhjeve të sotme. Ndërkohë të gjitha sondazhet tregojnë që kjo parti do ti fitojë zgjedhjet, por në pikën e formimit e vetme të qeverisë ka shumë skeptikë.
PP kërkon të formojë një koalicion të gjerë, por problemi qëndron se asnjë parti nuk dëshiron të bëjë koalicion me të.