Muhammed Bilal Kenasari
30 Mars 2016•Përditësim: 30 Mars 2016
WASHINGTON (AA) - Pentagoni të martën lëshoi një paralajmërim, i cili, për "shkaqe të sigurisë", familjet e personelit amerikan duhet të largohen nga Adana, Izmiri dhe Mugla, duke përfshirë edhe bazën e Inçirlikut, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, në brifingun ditor tha se paralajmërimet nuk kanë të bëjnë me ndonjë kërcënim të veçantë.
"Paralajmërimi nuk është lëshuar si rezultat i kërcënimeve nga grupe të caktuara ndaj një objekti apo zone të caktuar", ka thënë Kirby.
Ai shtoi se paralajmërimi u lëshua pas analizave të caktuara që janë bërë në javët e fundit për gjendjen e sigurisë në Turqi.