Said Amuri ,Zeynep Tüfekçi
09 Korrik 2017•Përditësim: 10 Korrik 2017
TEL AVIV (AA) – Protestues të shumtë anembanë Izraelit janë duke kërkuar përshpejtim të hetimit kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili dyshohet për korrupsion, raporton Anadolu Agency (AA).
Gazeta izraelite "Yediot Ahronot" raporton se qindra demonstrues u mblodhën mbrëmë para shtëpisë së prokurorit të Shtetit, Avih Mandelblit, në qytetin Petah Tokvah.
Demonstruesit kërkojnë nga prokurori që të përshpejtojë hetimin për aktivitetet korruptive në të cilat ka qenë i përfshirë kryeministri Netanyahu.
Paralelisht me protestat para shtëpisë së prokurorit, në të njëjtin kohë më kërkesa të njëjta, qindra demonstrues u mblodhën në qendër të qytetit Afula në veri të Izraelit.
Demonstruesit kërkojnë që hetimi të kryhet shpejtë dhe të përcaktojë nëse kryeministri Netanyahu është i përfshirë në skandale korrupsioni, ndërkohë që akuzojnë qeverinë e shtetit dhe institucionet se qëllimisht bllokojnë procesin e zbardhjes.
Ka disa vjet që kryeministri izraelit Netanyahu është vënë në qendër të hetimeve lidhur me akuzat për korrupsion. Deri më tani ka dhënë katër dëshmi në prokurori, ndërkohë sa vijnë e rriten zërat që kërkojnë dorëheqjen e tij.