Selen Temizer,Mohamad Misto,Halit Süleyman
19 Prill 2016•Përditësim: 20 Prill 2016
ANKARA/HALEP (AA) - Që nga shpallja e armëpushimi të pjesshëm dhe të përkohshëm nën vëzhgimin e Kombeve të Bashkuara në Siri përjetohet dita më e përgjakshme. Nga sulmet ajrore të regjimit të Bashar Asadit kanë humbur jetën 61 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në sulmin e ndërmarrë nga avionët luftarakë të regjimit në rajonin Bala në Guta-n Lindore të Damaskut humbën jetën 9 persona. Ndërsa në sulmet ajrore të ndërmarra në orët e drekës në një treg në zonën Maret en-Numan në Idlib humbën jetën 47 civilë, ndërsa 5 civilë të tjerë kanë humbur jetën në rajonin Kafr Nubul.