Hakan Ceyhan Aydoğan
07 Prill 2017•Përditësim: 07 Prill 2017
MOSKË (AA) - Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se do të ndihmojnë Sirinë të forcojë sistemin ajror të mbrojtjes pasi SHBA-të goditën bazën ajrore të regjimit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, në një konferencë të organizuar për media në Moskë, ka thënë se presin deklaratë në lidhje me atë se cilat janë provat që kanë bindur SHBA-të se regjimi i Asadit ka përdorur armë kimike.
Konashenkov ka theksuar se nga raketat e hedhura të SHBA-ve, vetëm 23 kanë qëlluar bazën ajrore Shajrat. "Radarët rusë kanë konstatuar vetëm 23 raketa të rëna në bazë, ndërsa ende nuk është e sigurt se ku kanë rënë 36 raketat e tjera", ka theksuar Konashenkov.
Ai më tej ka shtuar se "Gjatë sulmit është goditur qendra e trajnimit, depo, kantina, gjashtë avionë Mig-23 që gjendeshin në hangar për riparim dhe sistemi i radarit, kurse pista, rrugët e taksive dhe avionët e parkuar nuk janë dëmtuar".
Konashenkov ka pohuar se SHBA-të kanë përgatitur më parë planet për goditjen e bazës ushtarake, duke shtuar se do të ndihmojnë Sirinë të forcojë sistemin ajror të mbrojtjes.