Halit Süleyman,Ayşe Aktaş
07 Prill 2017•Përditësim: 07 Prill 2017
IDLIB (AA) - Në një sulm ajror të ndërmarrë në zonën Hish, në qytetin Idlib të Sirisë, e cila ndodhet nën kontrollin e opozitarëve, njoftohet se kanë humbur jetën 10 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Një nga zyrtarët e mbrojtjes civile në rajon, Muhammed Zikra, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se "Një avion luftarak që dyshojmë se ishte avion luftarak rus bombardoi vendbanimet në zonën Hish të lidhur me rajonin Maarret en- Numan në Idlib."
Duke u shprehur se në bombardime kanë humbur jetën 10 civilë dhe janë plagosur një numë i madh personazh, Zikra ka pohuar se në mesin e të plagosurve ndodhen edhe civilët e strehuar në Hish, pas largimit si pasojë e sulmit me armë kimike në Han Shejhun.
Ndër të tjera Zikra ka njoftuar se ekipet e mbrojtjes civile vazhdojnë punimet për kërkim-shpëtimin e personave të mbetur nën rrënojat e shtëpive të shembura dhe se të plagosurit janë dërguar nëpër spitalet përreth.
Regjimi i Bashar al Asadit ditën e martë me 4 prill sulmoi me armë kimike rajonin Han Shejhun në qytetin Idlib, ku si pasojë e sulmit mbetën të vrarë afërsisht 100 persona në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë si dhe u prekën nga substancat kimike edhe 500 civilë të tjerë.
Si pasojë e përhapjes së gazit në rajon dhjetëra mijëra persona që jetonin në Han Shejhun braktisën shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut nga helmimi.