Tuğrul Çam
19 Shtator 2016•Përditësim: 19 Shtator 2016
WASHINGTON (AA) - Senatorët republikanë në Kongresin Amerikan janë përgatitur t'i dërgojnë qeverisë Obama një letër për mbajtjen e një qëndrimi më të ashpër ndaj qeverisë së Teheranit dhe Rusisë e cila përdori Iranin për të goditur në muajin gusht opozitarët në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Letra e nënshkruar nga të paktën 30 senatorë të rëndësishëm republikanë planifikohet ti dërgohet Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry.
Senatorët të cilët mbrojnë idenë se përdorimi i bazës Hamadan të Iranit nga Rusia për të qëlluar opozitarët në vend të DAESH-it vjen në kuptimin e shkeljes së marrëveshjes për programin bërthamor të arritur vitin e kaluar me qeverinë e Teheranit, ata do të kërkojnë prova nëse Rusia e cila ka miratuar marrëveshjen e sulmeve ajrore i ka kryer këto në përputhje me vendimin e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).