Mustafa Güçlü
19 Shtator 2016•Përditësim: 20 Shtator 2016
ŞANLIURFA/RAKKA (AA) - Që prej 5 ditësh vazhdon të qëndrojë në vend flamuri amerikan i vendosur në ndërtesën doganore të organizatës terroriste PKK/PYD në rajonin Tel Abjad, në qytetin Rakka të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Flamuri amerikan që qëndron ende mbi ndërtesën doganore në rajonin Tel Abjad i cili ndodhet nën kontrollin e PYD-së, krahut të organizatës terroriste PKK në Siri, vërehet që nga rajoni Akçakale të qytetit Şanlıurfa në Turqi.
Më parë janë hequr 3 flamujt amerikanë që ishin të vendosur në një ndërtesë ku ndodheshin një numër i madh i militantëve të organizatës terroriste PKK/PYD.
Edhe më 2 shtator ishin vendosur flamuj amerikanë përreth fshatit Rafi ku ndodheshin një numër i madh militantësh të organizatës terroriste PKK/PYD në rajonin Munbixh në perëndim të Eufratit.
Burimet lokale në rajon kishin theksuar se terroristët përdorin flamurin amerikan si "mburojë".