Daniel Gallego
07 Dhjetor 2015•Përditësim: 07 Dhjetor 2015
KAJRO (AA) - 124 kundërshtarë të grushtit të shtetit në Egjipt me akuzën "përfshirje në dhunë" u dënuan me dënime të ndryshme dhe sipas kushteve të burgjeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informatave të marra nga burimeve gjyqësore, gjykata penale Kefr eş-Şeyh, 120 kundërshtarët e grushtit të shtetit në rastet e gjykimit i dënoi me 2 vite burgim, me arsyetim se janë përfshire në dhunë pas ndërhyrjes përgjakshme e cila është bërë në sheshet Rabiatu'l-Adeviyye dhe En-Nahda në gusht 2013.
Gjithashtu gjykata, për dy persona vendosi pesë vjet burgim i rënduar dhe për 2 të tjerë nga 1 vit burgim, me arsyetim se janë përfshirë në dhunë në ngjarjet të cilët ndodhën në stacionin policor Kefr eş-Şeyh.
Nga ana tjetër, është deklaruar se ankimimi ndaj këtyre vendimeve është e hapur.