Gülşen Topçu
11 Tetor 2020•Përditësim: 11 Tetor 2020
Rreth 1.943 njerëz janë arrestuar në Egjipt në demonstratat e organizuara që nga 20 shtatori, njoftoi një jurist i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Juristi egjiptian Halid Ali tha në një deklaratë në rrjetet sociale se rreth 1.943 njerëz u arrestuan në demonstratat që kanë vazhduar që nga 20 shtatori.
Ali deklaroi se avokatët po i ndajnë të dhënat mbi personat e arrestuar pasi autoritetet zyrtare nuk kanë bërë asnjë deklaratë, duke shtuar se të dhënat po i marin nga të afërmit e personave të arrestuar dhe organizatat e të drejtave të njeriut.
Në deklaratën e tij, Ali tha se ndaj personave në fjalë është dhënë vendim për arrest 15-ditor dhe se kjo shifër nuk përfshin të liruarit.
Ndryshe, më 20 shtator, në shumë rajone të Egjiptit shpërthyen protesta pas thirrjes së kontraktorit disident të ndërtimit Muhamed Ali, i cili jeton në mërgim në Spanjë, për të mbajtur demonstrata kundër regjimit.