Meryem Kasım,Aydoğan Kalabalık
13 Qershor 2016•Përditësim: 14 Qershor 2016
KAJRO (AA) - Organizata Vëllazëria Muslimane e njohur si (Ihvan), është futur në listën e organizatave terroriste. Vendimi i Gjykatës se Kajros i marrë për këtë, është publikuar në fletoren zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Fletoren Zyrtare të Egjiptit është publikuar vendimi i Gjykatës Penale të Kajros, ku vendos në listën e terrorit Ihavan-ët dhe 215 persona të tjerë për një periudhë 3 vjeçare.
Ndërsa Kryetari i delegacionit mbrojtës të Vëllazërisë Muslimane, Abdulmunim Abdulmaksud ka deklaruar për gazetarin e AA se ata do të apelojnë vendimin në një gjykatë të shkallës më të lartë.