Hamdi Yıldız
09 Mars 2020•Përditësim: 09 Mars 2020
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (Covid-19) në Egjipt është rritur në 55, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Egjiptit, Halid Mujahid, në deklaratën për një televizion në vend, tha se numri i të infektuarve me Covid-19 pas zbulimit të rasteve të reja është rritur në 55.
Autoritetet egjiptiane në njoftimin e së shtunës bënë të ditur se tek 33 pasagjerë të një anijeje turistike në lumin Nil ishte zbuluar virusi.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e vendit njoftoi se një shtetas gjerman i cili në vend ka arrdhur para një jave ka vdekur për shkak të Covid-19, rast i cili është i pari në vend.