Aydoğan Kalabalık
06 Dhjetor 2016•Përditësim: 06 Dhjetor 2016
KAJRO (AA) - Autoritetet egjiptiane kanë njoftuar sot për shkatërrimin e një bande ndërkombëtare për trafikimin e organeve e përbërë prej 45 personash, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit, thuhet se ndaj një bande ndërkombëtare që merrej me trafikimin e organeve në mesin e të cilëve krahas shtetasve egjiptianë ka edhe nga vendet e tjera arabe është organizuar një operacion policor.
Në deklaratë thuhet se anëtarë të kësaj bande duke shfrytëzuar gjendjen ekonomike të vështirë të njerëzve ju kanë blerë atyre me shifra të ulta organe dhe i kanë tregtuar ata me çmime shumë të larta.