Emre Gürkan Abay
08 Maj 2018•Përditësim: 09 Maj 2018
MOSKË (AA) - Vëllimi tregtar mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian (BE), në tremujorin e parë të këtij viti në krahasim me atë të vitit 2017, është rritur për 21.2 për qind duke arritur në 70.8 miliardë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Shërbimi Federal i Doganave të Rusisë (FTS), eksportet e Rusisë në BE, në tremujorin e parë të këtij viti, në krahasim me atë të vitit të kaluar janë rritur për 19.8 për qind duke arritur në 49.9 miliardë dollarë.
Ndërsa importet e Rusisë nga BE-ja në të njëjtën periudhë kanë shënuar rritje prej 24.6 për qind duke arritur në 20.9 miliardë dollarë. Vëllimi tregtar mes Rusisë dhe BE-së është rritur për 21.2 për qind duke arritur në 70.8 miliardë dollarë.
Përqindja e BE-së në vëllimin tregtar të Rusisë ka zbritur prej 45.3 për qind në 44.9 për qind.
Pasi që Krimea ishte aneksuar nga Rusia dhe ngjarjeve në lindjen e Ukrainës, BE-ja në vitin 2014 kishte filluar të zbatojë sanksione ekonomike ndaj Rusisë.