Aydoğan Kalabalık
21 Dhjetor 2017•Përditësim: 22 Dhjetor 2017
KAJRO (AA) – Në tre tempuj të lashtë në qytetet Fajoum dhe Luksor të Egjiptit, është regjistruar solstiku dimëror (solstitium), fenomeni i cili shënon distancën më të madhe të dielit nga ekuatori, që ndodh vetëm një herë në vit dhe shënon fillimin e dimrit, shkruan Anadolu Agency (AA).
"Dielli dimëror” pushtoi tempujt në Karnak, Hatshepsutu si dhe pallatin Karun. Kjo ngjarje e pazakontë astronomike, përveç turistëve, është ndjekur me një kuriozitet të madh edhe nga zyrtarët vendas dhe ata të huaj.
Me rastin e 21 dhjetorit, fillimit të dimrit, në Fajoum dhe Luksor janë organizuar evente të ndryshme.
Siç besohet, pjesa më e madhe e tempujve egjiptas, janë të lidhur ngusht me fenomene të ndryshme astronomike, siç janë solstiku ose me yjet Sirius dhe Kanopus.