Ekip
24 shtator 2020•Përditësim: 24 shtator 2020
Presidenti egjiptian Abdel-Fattah al-Sisi zhvilloi sot bisedime në Kajro me kryekomandantin libian Khalifa Haftar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në takim të pranishëm ishin edhe Aquila Saleh, kreu i Parlamentit të Tobrukut, si dhe kreu i Inteligjencës së Egjiptit, Abbas Kamel.
"Gjatë takimit, Sisi u informua për zhvillimet në Libi dhe përpjekjet e të gjitha palëve për të zbatuar një armëpushim dhe për të çuar përpara procesin e paqes nën mbikëqyrjen e OKB-së", thuhet në njoftimin e presidencës së egjiptit.
Sipas mediave egjiptiane, Saleh dhe Haftar dje arritën në Kajro në një vizitë të paparalajmëruar.
Qershorin e kaluar, Sisi takoi Haftarin dhe Salehin dhe më pas njoftoi atë që njihej si Deklarata e Kajros për të zgjidhur krizën libiane.
Libia është zhytur në konflikt të brendshëm pasi operacionet e NATO-s çuan në rrëzimin e ish-udhëheqësit disa dekadësh Muammar Gaddafi në vitin 2011.
Qeveria e re u themelua katër vjet më vonë në vitin 2015 nën marrëveshjen e udhëhequr nga OKB, por përpjekjet për zgjidhje politike afatgjatë deri më tani kanë dështuar për shkak të sulmeve të komandantit jolegjitim Khalifa Haftar.