Mahmoud Barakat
06 Shkurt 2019•Përditësim: 06 Shkurt 2019
TRIPOLI (AA) - Këshilli presidencial i Libisë ka dënuar eskalimin ushtarak në rajonin jugor të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë dy javëve të fundit, forcat e komandantit ushtarak të lindjes në Libi, Khalifa Haftar, kanë sulmuar atë që e përshkruajnë si "bandat e kontrabandës dhe opozitën e Çadit" në jug të Libisë.
Në një deklaratë, Këshilli bëri thirrje për "dhënien fund të veprimeve të tilla me qëllim ruajtjen e paqes".
"Këto veprime do të na sjellin prapa dhe ne jemi para portës së zgjidhjes së krizës në vendin tonë duke bashkuar institucionet dhe mbajtjen e zgjedhjeve", tha Këshilli.
“Jugu është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e Libisë dhe nuk duhet të bëhet oborr për të vendosur rezultate politike", thekson Këshilli.
Libia është përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur kryengritja e përgjakshme e mbështetur nga NATO-ja çoi në përmbysjen dhe vdekjen e presidentit shumëvjeçar, Muamar Gadafi, pas më shumë se katër dekadash në pushtet.