Mohamed Sabry Emam Muhammed
19 Mars 2018•Përditësim: 19 Mars 2018
KAJRO (AA) – Katër ushtarë egjiptianë janë vrarë në operacionet e armatës kundër militantëve në gadishullin e trazuar të Sinait, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një kumtesë së ushtrisë egjiptiane të hënën, thuhet se në pesë ditët e kaluara, në shkëmbim zjarret me militantët në qytetin Arish janë vrarë 36 militantë.
"Avionët luftarak kanë goditur 12 strehimore në jug të Arishit, ndërkohë që kanë shkatërruar edhe një automjet-bombë”, thuhet në njoftim.
Ushtria sqaron se në operacionin në fjalë janë vrarë një oficer dhe tre ushtarë, ndërkohë që tetë ushtarë të tjerë, nga të cilët tre oficerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas njoftimit të ushtrisë, në pesë ditët e kaluara ata kanë arritur të arrestojnë 345 militantë të dyshuar.
Vrasjet e së hënës, kanë çuar në 22 numrin e ushtarëve të vrarë prej kur ushtria nisi një operacion kundër militantëve më 9 shkurt. Paralelisht me këtë, janë arrestuar mbi 3.100 persona.
Operacioni në Sinai vjen në kohën para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, të cilat janë caktuar për javën e ardhshme, në të cilat presidenti i tanishëm Abdel-Fattah al-Sisi do të garojë për një mandat të dytë.