Mohamed Sabry Emam Muhammed
02 Tetor 2016•Përditësim: 02 Tetor 2016
KAJRO (AA) – Pesë policë kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur në dy sulme të ndara të shtunën vonë në gadishullin e trazuar të Sinait, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme thuhet se sulmues të paidentifikuar kanë hapur zjarr mbi një minibus i cili ka qenë duke bartur pesë policë për në qytetin Arish. “Që të gjithë u vranë gjatë sulmit”, thuhet në njoftim.