Addis Getachew Tadesse
29 Janar 2018•Përditësim: 29 Janar 2018
ADDIS ABABA (AA) – Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah El Sisi, në kryeqytetin Addis Ababa deklaroi se mosmarrëveshja midis vendit të tij, Sudanit dhe Etiopisë mbi projektin e digës hidro-elektrike në Nil është zgjidhur, raporton Anadolu Agency (AA).
“Urime, kemi zgjidhur problemet tona”, tha El-Sisi, pas një takimi me dyer të mbyllura me presidentin etiopian Hailemariam Desalegn dhe homologun sudanez Omar Hassan Al Beshir.
Që të tre liderët dolën nga takimi duke mbajtur duart e tyre të shtrënguara.
El Sisi, i cili kishte në krah dy homologët e tij tha: “Ne kemi tejkaluar problemet tona, ne do të punojmë si një”.
Kanë kaluar gjashtë vjet që kur Etiopia nisi Digën e Rilindjes së Madhe Etiopiane (GERD), një projekt 4.8 miliardë mega hidro-energji në Nil pranë kufirit të Etiopisë dhe Sudanit.
Në tetor të vitit të kaluar, ministrat e Ujit të Egjiptit, Etiopisë dhe Sudanit u ndanë nga një takim në Kajro pa arritur një marrëveshje mbi “raportin fillestar” të paraqitur nga këshilltarët ndërkombëtarë, BRL, të angazhuar nga të tre vendet për të studiuar ndikimin e digës.
Më vonë filloi një Komitet Teknik Nacional nga katër ekspertë nga të tre vendet, për të ngritur zbatimin e studimeve në digë.
“Ne tani kemi udhëzime për të rifilluar punën tonë brenda një periudhe prej një muaji”, tha për AA një burim ekspert i nivelit të lartë, i cili është pjesë e komitetit, por në kushte anonime për shkak të kufizimeve për të folur për mediat.
Sipas tij, takimi me dyer të mbyllura midis presidentëve të tre vendeve u mbajt në një atmosferë konstruktive dhe miqësore.
Në tetor, Etiopia dhe Sudani refuzuan një raport fillestar të paraqitur nga konsulentët duke thënë se BRL doli me një propozim me më shumë punë që nuk u përfshinë në termat e referencës që i janë dhënë asaj.
Egjipti ka frikë se projekti i digës hidro-elektrike në Nil do të zvogëlonte “pjesën tradicionale të ujit”, ndërsa Etiopia këmbëngul se ka nevojë për energji elektrike në mënyrë kritike për zhvillimin e saj.