Ekip
09 Tetor 2016•Përditësim: 09 Tetor 2016
ADIS ABEBA (AA) - Qeveria e Etiopisë të dielën shpalli gjendje të jashtëzakonshme, e cila hyn në fuqi menjëherë, pas protestave të dhunshme anti-qeveritare javën e kaluar, të cilat në mbarë vendin shkaktuan një numër të madh të viktimave dhe dëmeve materiale, veçanërisht në rajonin Oromia, raporton Anadolu Agency (AA).
"Këshilli i Ministrave ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme që nga sonte në mënyrë për të parandaluar elementet që lidhen ngushtë me fuqitë e huaja, të cilat kërcënojnë paqen dhe sigurinë në vendin tonë", njoftoi sot në mëngjes televizioni shtetëror etiopian.