Amina Zorniç
04 Shtator 2016•Përditësim: 05 Shtator 2016
GAZA (AA) – Autoritetet egjiptiane kanë hapur të dy anët e vendkalimit kufitar Rafah në kufi me Gazën edhe për dy ditë, duke mundësuar në këtë mënyrë kalimin e qindra njerëze të cilët presin në të dyja anët, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendkalimi Rafah për palestinezët është porta kryesore në botë, ndërsa përmes tij shkojnë në punë, kthehen në shtëpi, blejnë barna, tregtojnë dhe përballen me jetën.
Mbyllja e këtij vendkalimi në verën e vitit 2014 rriti vuajtjet për banorët e Gazës pas 7 korrikut po të njëjtit vit kur Izraeli kreu ofensivën më të madhe deri tani. Autoritetet egjiptiane vendkalimin kufitar Rafah e kanë mbyllur “në kohë të pacaktuar”.