Dilara Küçükerdoğan
04 Shtator 2016•Përditësim: 05 Shtator 2016
ANKARA (AA) - Në deklaratën e publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke, njoftohet se në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit", nga ana e Ushtrisë së Lirë Siriane që mbështetet nga forcat e koalicionit edhe 6 fshatra të tjerë janë marrë nën kontroll, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet e ditur se 83 pozicione të identifikuara dhe për të cilët mësohet se janë të terroristëve janë goditur me sukses nga ana e obusave Stuhia me 293 goditje. Gjithashtu me avionët luftarak të forcave ajrore të koalicionit është realizuar sulm ndaj Mintakat, Kandurah dhe Vukuf.