Mahmoud Barakat
23 Dhjetor 2016•Përditësim: 24 Dhjetor 2016
KAJRO (AA) – Autoritetet egjiptiane kanë arrestuar një gazetar të Al Jazeera-s dhe dy vëllezërit e tij, derisa po qëndronte në Kajro për të vizituar familjen e tij, thuhet në njoftimin e rrjetit televiziv të premten pasdite, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Sigurimi egjiptian ka ndaluar kolegun tonë Mahmoud Hussein, producentin në Al Jazeera, në Kajro", tha televizioni me seli në Katar nëpërmjet Twitter-it.
Hussein, shtetas egjiptian, u arrestua dhe u dërgua në një vend të panjohur, njoftoi Al Jazeera.