Burak Bir
15 Shkurt 2021•Përditësim: 15 Shkurt 2021
Një delegacion i nivelit të lartë diplomatik nga Egjipti do të vizitojë kryeqytetin e Libisë për të rihapur ambasadën e saj, tha një zyrtar libian, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për AA, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Mohammed Al-Qablawi tha se delegacioni i diplomatëve dhe personelit të sigurisë do të realizojë një vizitë zyrtare në Tripoli për disa ditë.
Al-Qablawi shtoi se ambasada e Egjiptit në Tripoli do të rihapet sot.
Vizita do të jetë e dyta nga një delegacion i nivelit të lartë egjiptian në Tripoli që nga viti 2014.
Egjipti kishte vendosur të tërheqë të gjithë diplomatët nga Libia, përfshirë ambasadorin, në janar të vitit 2014, pas rrëmbimit të atasheut të kulturës në Tripoli dhe disa punonjësve në qendrën e tij kulturore.
Libia është shkatërruar nga lufta civile që nga rrëzimi i sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011.