Ekip
25 tetor 2015•Përditësim: 25 tetor 2015
TRIPOLI (AA) – Ekipet e shpëtimit sot në afërsi të bregdetit libian gjetën trupat e pajetë të 40 migrantëve të mbytur, të cilët dyshohet se kanë humbur jetën nga përmbysja e anijes, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të zëdhënësit të Gjysmëhënës së Kuqe libiane, Mahmouda al-Misratia, viktimat janë gjetur në qytetet bregdetare Zliten, Alkhams dhe Alkarboli.
Në një deklaratë për AA ai tha se kërkimet e rojës bregdetare të Libisë erdhën pas disa paralajmërimeve për gjetjen e disa kufomave në bregdet.
Siç theksoi al-Misrati, numri i të vdekurve tregon në atë se me siguri bëhet fjalë për një anije e cila është përmbysur në afërsi të bregdetit libian që transportonte migrantë. Ai shtoi se nuk ka informacione për të mbijetuar.