Handan Kazancı
26 Mars 2020•Përditësim: 27 Mars 2020
Drejtoresha e Departamentit të Shëndetit Mendor të Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Turqi, Akfer Karaoğlan Kahiloğullari, u bëri thirrje njerëzve të shmangin deponimin e ushqimit të panevojshëm, materialeve të pastrimit dhe ilaçeve për shkak të panikut dhe ankthit të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.
"Njerëzit kanë tendencë të veprojnë më shumë në panik dhe ankth gjatë këtyre kohërave", tha Kahiloğullari për Anadolu Agency (AA).
"Mendohet se ruajtja e tepërt e ushqimit, materialeve të pastrimit ose ilaçet janë të lidhura me ankthin dhe pasigurinë", tha Kahiloğullari.
Ajo thotë se shmangia e mjekimit të panevojshëm është e rëndësishme në luftën kundër koronavirusit.
"Dikush tjetër mund të ketë nevojë për ato barëra", thotë ajo.
Lloji i ri i koronavirusit, i cili për herë të parë shpërtheu dhjetorin e kaluar në qytetin kinez Wuhan është përhapur në më shumë se 170 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë shpërthimin e koronavirusit e ka shpallur pandemi.
Më shumë se 474.000 njerëz janë infektuar nga lloji i ri i koronavirusit në botë ndërsa rreth 21.300 kanë vdekur si rezultat i infeksionit. Më shumë se 115.000 persona janë shëruar, njofton Universiteti amerikan "Johns Hopkins".
Në Turqi, COVID-19 deri më tani ka shkaktuar vdekjen e 59 personave ndërsa janë infektuar 2.433 pacientë.