Zehra Nur Düz
20 Maj 2020•Përditësim: 20 Maj 2020
Irani sot konfirmoi 64 viktima tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e vdekjeve në 7.183, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pozitiv ndaj COVID-19 rezultuan edhe 2.346 persona duke e rritur numrin e përgjithshëm në 126.949, njoftoi transmetuesi shtetëror i Iranit, duke cituar një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë.
Deklarata shtoi se deri më tani 98.808 pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet ndërsa 2.673 pacientë mbeten në gjendje kritike.
Në Iran, një nga vendet në Lindjen e Mesme më i goditur nga pandemia, COVID-19 fillimisht u regjistrua në qytetin Qom më 19 shkurt dhe më pas u përhap në të gjithë vendin.