Emre Gürkan Abay
30 Mars 2016•Përditësim: 31 Mars 2016
MOSKË (AA) – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se eksporti i armatimeve gjatë vitit të kaluar ka arritur në 14.5 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Kremlini zyrtar thuhet se Putin këtë shifër e ka përmendur gjatë një takimi në Komisionin e Bashkëpunimit Tekniko-Ushtarak të vendit i mbledhur në qytetin Nijni Novgorod.
Duke cituar se vlera e përgjithshme e eksporteve të armatimeve që nga viti 1992 ka shkuar në 56 miliardë dollarë, Putin ka thënë se vendet të cilat janë në krye të atyre që importojnë armë nga Rusia janë, India, Iraku, Egjipti, Vietnami, Kina dhe Algjeria.