Ekip
10 Maj 2016•Përditësim: 11 Maj 2016
ANKARA (AA) – Ekzekutohet lideri i partisë opozitare Xhemaat-i Islami, Motiur Rahman Nizami, i cili u gjykua nga gjykata për krime lufte e themeluar nga qeveria e Bangladeshit, raporton Anadolu Agency (AA).
I biri i madh i Nizamit, Nakibur Rahman, në deklaratën për gazetarin e AA-së, tha se zyrtarë nga Burgu Qendror në Dakka e kishin thirrur për ta lajmëruar se babain e tij e kanë ekzekutuar.
Rahman u bëri ftesë ftesë pjesëtarëve të Xhemaat-i Islami ta ruajnë gjakftohtësinë, duke thënë se “Si pjesëtarë të familjes së tij, po përpiqemi të jemi të fortë dhe të qëndrueshëm. Nuk kemi zgjidhje tjetër pos të jemi durimtarë. Besojmë se babai ynë shkoi si martir. Do ta ndjekim rrugën të cilën na e tregoi. I ftoj të gjithë muslimanët që të bëjnë lutje për babanë tim.”
18 parti opozitare në Bangladesh, në mesin e të cilëve gjendet edhe Xhemaati-Islami, i kishin bojkotuar zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 me arsyetimin se në vend nuk ka ambient të lirë për shkak të shtypjeve të pushtetit. Në këto zgjedhje kishin marrë pjesë vetëm Lidhja Avami, e cila gjendej në pushtet, dhe shtatë parti të tjera të cilat e mbështesnin, duke i siguruar kështu mandatet në parlament
- Nizami u gjykua në gjykatën e themeluar nga qeveria
Të enjten e kaluar, Gjykata e Lartë edhe një herë e miratoi dënimin me vdekje për Nizami-n, i cili akuzohet si përgjegjës për disa incidente gjatë luftës për pavarësi në vitin 1971. Ndërkaq, krey i gjykatës Surendra Kumar Sinha, kishte deklaruar se refuzohet aplikimi për rishqyrtimin e vendimit me vdekje për Nizami, vendik ky që u mor nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte e themeluar nga qeveria aktuale.
Edhe liderët e mëparshëm të Xhemaat-i Islam-it, Abdulkadir Molla, Muhammed Kamaruzzaman dhe Ali Ihsa Muxhahid ishin dënuar me vdekje nga Gjykata Ndërkombëtare për krime Lufte, dhe të njëjtët nuk kishin pranuar ta shfrytëzojnë të drejtën për kërkimfalje, duke iu nënshtruar dënimit me varje.
Nizami, i cili ka qenë lideri i krahut rinor të Xhemaat-i Islam-it dhe gjatë luftës për pavarësi ka qenë komandant i forcave El-Bedr për të cilat thuhet se i kanë dhënë mbështetje ushtrisë pakistaneze, ishte akuzuar 16 akuza nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte, në mesin e të cilëve bashkëpunimi me ushtrinë pakistaneze dhe protestat drejtuar civilëve. Gjykata Nizami-n e kishte akuzuar me vdekje në vitin 2014. Nizami kishte apeluar ndaj gjykimit, por Gjykata e lartë e kishte miratuar atë më 6 janar.
- Presidenti Erdogan e dënoi vendimin
Presidenti Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në fjalimin që e mbajti në ceremoninë e sektorit të shërbimeve pranë Bashkisë Eyup në Stamboll ditën e premte, u shpreh se “E dënoj vendimin me vdekje të një muxhahidi 75-vjeçar për të cilin besojmë se nuk ka bërë asnjë mëkat. Nuk e konsideroj as demokratike, as të drejtë mendësinë e cila kryen kësisoj ekzekutime dhe përhapjen kaq të madhe të urrejtjes, edhe krahas përpjekjeve tona.”