Erkan Avci
31 dhjetor 2015•Përditësim: 31 dhjetor 2015
WASHINGTON (AA) - Para Shtëpisë së Bardhë është mbajtur një protestë pas pretendimeve se qeveria e SHBA-së do të dëbojë familjet të cila kanë hyrë ilegalisht në vend që nga fillimi i vitit 2014, raporton Anadolu Agency (AA).
Nën organizimin e organizatës së shoqërisë civile “Casa” e cila më së shumit në SHBA ushtron aktivitetin për të drejtat e emigrantëve me origjinë latine, para Shtëpisë së Bardhë u mblodhën afërsisht 100 persona. Protestuesit të cilët më shumë ishin nga familjet emigrante kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrime në gjuhën angleze dhe spanjolle në lidhje për parandalimin e dëbimit të emigrantëve.