Ekip
31 dhjetor 2015•Përditësim: 31 dhjetor 2015
PEKIN (AA) - Kina është duke ndërtuar aeroplanmbajtësen e dytë, e cili do të jetë tërësisht prodhim i teknologjisë së brendshme, thuhet në deklaratë e Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë, Yang Yujun, në një konferencë për mediat tha se anijen 50 mijë tonëshe janë duke e ndërtuar në portin verior Dalian.
Kina aktualisht ka një aeroplanmbajtëse, të cilën e kishte blerë nga Ukraina. Kjo anije ende është duke pritur kompletimin e numrit të avionëve.
Yang tha se anija e dytë po ndërtohet me ndihmën e teknologjisë së brendshme, me përvojën që kanë patur gjatë rregullimit të aeroplanmbajtëses së parë me pajisjet e saj.