Mahmoud Mohamed Barakat
14 Dhjetor 2020•Përditësim: 16 Dhjetor 2020
Kompania ajrore Emirates Airlines ka njoftuar se nga 21 dhjetori do të rifllojë operimin e fluturimeve në Stamboll pas një ndërprerjeje 9-mujore për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Transportuesi kombëtar i Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se me shtimin e Stambollit, numri i destinacionave që mbulon do të rritet në 31 qytete në Evropë.
Më 17 mars, Emirates Airlines anuloi fluturimet për në Stamboll bazuar në udhëzimet nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Emirateve të Bashkuara Arabe si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Dje, flydubai njoftoi rifillimin e fluturimeve të saj në Stamboll që nga 17 dhjetori.