Halime Afra Aksoy
02 Tetor 2023•Përditësim: 02 Tetor 2023
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Mohammed bin Zayed Al Nahyan, ka realizuar një bisedë telefonike me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, pas sulmit terrorist në Ankara dhe deklaroi se vendi i tij është solidarizuar me Türkiyen, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Emirateve të Bashkuara Arabe WAM, Al Nahyan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin Erdoğan pas sulmit terrorist në Ankara.
Al Nahyan theksoi gjatë bisedës se Emiratet e Bashkuara Arabe janë në solidaritet me Türkiyen dhe popullin vëlla turk.
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe deklaroi se nevojiten përpjekje të përbashkëta ndërkombëtare për të luftuar të gjitha format e terrorizmit.
Duke i uruar shërim të shpejtë forcave të sigurisë të plagosur në sulm, Al Nahyan uroi që Türkiye dhe populli vëlla turk të jenë të sigurt nga të gjitha llojet e të këqijave.