İdiris Okuduci
15 Shkurt 2021•Përditësim: 15 Shkurt 2021
Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për herë të parë emëruan ambasador në Izrael, shtet me të cilin në shtator të vitit 2020 i normalizoi marrëdhëniet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtoresha e Komunikimit Strategjik pranë Ministrisë së Jashtme të EBA-s, Hend Al Otaiba, në një deklaratë nga rrjeti social Twitter tha se Mohamed Mahmoud Al Khaja është emëruar si ambasadori i EBA-s në Izrael.
Ajo gjithashtu publikoi një fotografi në lidhje me ceremoninë ku u bë emërimi.
Izraeli dhe EBA nënshkruan një marrëveshje të sponsorizuar nga SHBA më 15 shtator të vitit të kaluar për të normalizuar marrëdhëniet e tyre, një veprim që u pasua nga Bahrejni, Sudani dhe së fundmi Maroku.
Marrëveshjet e normalizimit kanë shkaktuar reagime të shumta të palestinezëve, të cilët thonë se marrëveshjet injorojnë të drejtat e tyre dhe nuk i shërbejnë çështjes palestineze.
Pas kësaj marrëveshjeje, qeveria e EBA-s më 24 janar njoftoi vendi se ka vendosur që ambasadën në Izrael ta ndërtojnë në Tel Aviv.