Enes Kanlı
01 Nëntor 2016•Përditësim: 01 Nëntor 2016
DOHA (AA) - Emiri i Katarit Sheik Temim bin Hamad Al Sani, ka pritur në një takim ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu i cili ndodhet në Doha në kuadër të një vizite zyrtare një ditore, raporton Anadolu Agency (AA).
Në takimin e mbajtur në kryeqytetin Doha, Çavuşoğlu është pritur nga homologu i tij i Katarit, Muhammed Abdurrahman Al Sani, ku pas takimit të mabjtur me dyer të mbyllura për mediat mes delegacioneve është zhvilluar edhe takimi dyplëshës mes Temim dhe Çavuşoğlu.
Më pas Çavuşoğlu në një hotel në Doha ka patur një takim me kryeministrin e Katarit Abdullah bin Nasır Al Sani ndërsa pas kësaj ai është takuar me homologun e tij Muhammed Abdurrahman Al Sani në Ministrinë e Jashtme.
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike mësohet se ata kanë diskutuar për takimin e dytë të Komitetit të lartë të bashkëpunimit strategjik Turqi-Katar që është planifikuar të mbahet në qytetin Trabzon të Turqisë dhe i cili për herë të parë është mbajtur në dhjetor 2015 në Doha.
Ndër të tjera vihet në dukje se në rendin e ditës në takim kanë qenë rritja e vëllimit të ndërsjellë tregtar mes vendeve si edhe çështjet rajonale si Siria, Iraku, Mosuli dhe se ka patur konsesus në lidhje me këto çështje.