İdris Okuducu,Hamit Hüseyin
01 Nëntor 2016•Përditësim: 01 Nëntor 2016
MOSUL (AA) - Ka nisur largimi i civilëve në zonën e konfliktit në qytetin irakian të Mosulit, raporton Anadolu Agency (AA).
Civilët në zonën mes qytezës Bertilla dhe rreth fshatit Bazvaja të cilat gjenden rreth 1 kilometër në afërsi të Mosulit, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit.
Si pasojë e përleshjeve të ushtrisë irakiane dhe militantëve të organizatës terroriste DEASH, civilët të cilët ndjejnë si kërcënim këtë situatë kanë filluar të largohen, të vendosur në makina dhe me flamuj të bardhë.
Nga ana tjetër, forcat e sigurisë që ndodhen në terren, kanë deklaruar se civilët e larguar nga shtëpitë e tyre, do të dërgohen në kampet e ndërtuara në zonat e sigurisë të kontrolluara nga ushtria irakiane.
Forcat speciale antiterror të Ushtrisë së Irakut, të cilat njihen ndryshe dhe si "forcat e argjendta", në kuadër të luftës për çlirimin e qytetit Mosul, kanë hyrë sot në mëngjes në lagjen Kokxheli, e cila ndodhet rreth 1 kilometër në afërsi të qytetit Mosul.