Sami Anwar Rashad Ahmed,Gülşen Topçu
23 Korrik 2020•Përditësim: 24 Korrik 2020
Emiri i Kuvajtit, Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për trajtim shëndetësor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve të Kuvajtit, KUNA, emiri 91-vjeçar i cili të dielën ka kaluar një operacion të suksesshëm, në orët e mëngjesit është nisur për në SHBA për të përfunduar trajtimin.
Më parë ishte njoftuar se Emiri i Kuvajtit, Sabah, të shtunën e kaluar është dërguar në spital për të kryer një kontroll mjekësor, ndërsa disa detyra të Emirit i ishin transferuar përkohësisht Princit të Kurorës, Nawaf Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah.
Emiri i Kuvajtit kaloi një operacion të suksesshëm një ditë pasi ishte tranfseruar në spital.