Emre Gürkan Abay
02 Janar 2022•Përditësim: 03 Janar 2022
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se Erdoğan dhe Putin në bisedën e tyre telefonike diskutuan për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Gjatë bisedës u diskutuan propozimet e Rusisë për garanci të ndryshme të sigurisë ndaj SHBA-së dhe NATO-s si dhe çështje të ndryshme rajonale, përfshirë Kaukazin, Sirinë dhe Libinë.
Gjithashtu në bisedë dy liderët përsëritën angazhimin e tyre për intensifikimin e partneritetit të bazuar në dobi reciproke mes Rusisë dhe Turqisë.