Zafer Fatih Beyaz
30 Tetor 2021•Përditësim: 30 Tetor 2021
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në kuadër të takimeve në Samitin e Liderëve të G20 u takua me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Takimi me dyer të mbyllura për media mes Erdoğan dhe Ursula von der Leyen zgjati 30 minuta në Qendrën e Kongresit Nuvola ku mbahet samiti.
Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu.