Zafer Fatih Beyaz
30 Tetor 2021•Përditësim: 31 Tetor 2021
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në kuadër të takimeve në Samitin e Liderëve të G20 priti në një takim kryeministrin e Italisë, Mario Draghi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Takimi me dyer të mbyllura për media mes Erdoğan dhe Draghi zgjati 35 minuta në Qendrën e Kongresit Nuvola ku po mbahet samiti.
Në takim ishin të pranishëm ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Thesarit dhe Financave, Lütfi Elvan, shefi i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, zëdhënësi dhe zv.kryetari i përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Ömer Çelik dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio.