Ali Kemal Akan
15 Nëntor 2022•Përditësim: 15 Nëntor 2022
Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan u takua me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman në kuadër të Samitit të Liderëve të G20 në Bali të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dy liderët zhvilluan takimin me dyer të mbyllura për median në Apurva Kempinski në të cilin mbahet samiti.
Në takim morën pjesë edhe ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Thesarit dhe Financave, Nureddin Nebati, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Vahit Kirişci, drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Presidencës, İbrahim Kalın.