Süleyman Elcin
11 Nëntor 2015•Përditësim: 12 Nëntor 2015
ANTALI (AA) - Me udhëzim të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan i cili vizitoi personalisht rajonin turistik Belek në Antalya të Turqisë ku do të mbahet Samiti i Liderëve G20 janë përgatitur 21 pako me llokum turk, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Samitin e liderëve G20 Anadolu Agency do të jetë ofruesi kryesorë i fotografive. Samiti do të mbahet në rajonin turistik Belek më 15-16 nëntor. Presidenti turk Erdoğan i cili vizitoi personalisht para Samitit rajonin Belek udhëzoi për përegatitjen e llokumit turk për pjesëmarrësit në Samit.
Kryetari i Bordit drejtues të kompanisë që do të përegatitë llokumet, Necmi Alpagot në një deklaratë për gazetarin e AA-së theksoi se presidenti Erdoğan ka dhënë udhëzime ndaj Komitetit organizator që të përgatiten llokume turke për liderët pjesëmarrës. Pasi anëtarët e Komitetit kanë kontaktuar janë bërë edhe përgatitje me pako të veçanta të llokumeve.