Enes Kaplan
01 Korrik 2019•Përditësim: 01 Korrik 2019
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u takua me perandorin e Japonisë, Naruhito, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura në Pallatin perandorak zgjati një orë.
Gjatë takimit, Erdoğan u shoqërua nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan.
Presidenti Erdoğan udhëtoi në Japoni javën e kaluar për të marrë pjesë në samitin dyditor të liderëve të G20-tës.
Naruhito është perandor i ri i Japonisë që u inaugura më 1 maj të këtij viti, pasi babai i tij Akihito abdikoi nga froni.