Ekip
01 Korrik 2019•Përditësim: 01 Korrik 2019
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) mbrëmë nuk arritën marrëveshje në Bruksel se kush do të marrë pozicionet më të larta në institucionet e Unionit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bisedimet përfunduan sot pasi gjatë takimit urgjent nuk u arrit marrëveshje për funksionet më të rëndësishme.
Vëmendje e posaçme iu kushtua zgjedhjes së presidentit të ri të Komisionit Evropian (KE) i cili do të zëvendësojë Jean-Claude Juncker.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe disa udhëheqës evropianë propozuan politikanin socialist holandez Franz Timmermans, por këtë propozim e kundërshtuan shumica e vendeve të Evropës Lindore.
Pas zgjedhjeve të mbajtura në maj të këtij viti, udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së zgjedhin presidentin e ri të Këshillit Evropian, presidentin e Komisionit Evropian, përfaqësuesin e ri të Unionit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe vendosin se kush do të jetë presidenti i ri i Bankës Qendrore Evropiane.